Osmani tregon se nëse nuk rizgjidhet Presidente, a do të garojë në zgjedhje me një subjekt të ri

23:56 | 29 Dhjetor 2025
Osmani tregon se nëse nuk rizgjidhet Presidente, a do të garojë në zgjedhje me një subjekt të ri

Nëse nuk rizgjidhet Presidente, a do të garojë në zgjedhje me një subjekt të ri, Osmani: Edhe pak do të qartësohet gjithçka

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pyetur nëse do të rikthehet në politikë me një subjekt të ri politik në rast se nuk rizgjidhet presidente edhe për një mandat.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Osmani thotë se në vijm do të qartësohet gjithçka.

“Ato janë çështje që mendohen dhe determinohen, vetëm në qoftë se nuk ka vazhdimësi të mandatit si presidente, por këto janë çështje për të cilat janë shumë komod, sepse kam një angazhim politik prej 26 vjetësh, dhe një përvojë dhe një angazhim që ka qenë gjithnjë në interes të vendit, të cilin sërish dua t’ia ofroj qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

“Mendoj që, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, për shkak se e gjithë Evropa është për momentin në një situatë jo të favorshme të sigurisë, me kërcënime të vazhdueshme dhe në veçanti për vendet e vogla si Republika e Kosovës, këto sfida janë madhore. Është në interes të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve që një Presidencë, do të thosha si institucion, se nuk po flas për individin, sepse gjithçka që kemi arritur, kemi arritur si ekip”, vijon Osmani.

“E kam një ekip të jashtëzakonshëm, që ka punuar vazhdimisht që këto rezultate të arrihen, por është e domosdoshme që një Presidencë që ka ndërtuar relacione jashtëzakonisht të fuqishme me aleatët, që ka ndërtuar elementin kryesor të këtij relacioni, që është elementi i besimit, valuta kryesore në politikë të jashtme, por edhe të brendshme do të thosha, që të vazhdohet me punët e tilla, sepse nuk besoj që Kosova e ka luksin që të fillohet nga pika zero në ndërtimin e relacioneve të tilla, sidomos jo në këtë situatë të brishtë të sigurisë, me të cilën i gjithë kontinenti evropian po ballafaqohet. Kështu që, jam e bindur që ky vlerësim do të bëhet nga të gjithë, por megjithatë të presim edhe pak, dhe do të qartësohet gjithçka”, ka deklaruar Osmani.

Komento: