LAJMI I FUNDIT: Gjendet pa shenja jete plaku nga Klina

16:56 | 07 Qershor 2019

Ditë me parë kishte dal nga shtëpia pa e lajmëruar asnjë anëtarë të familjes.

E sot është gjetur pa shenja jete i moshuari, Binak Uka nga fshati Bokshiq i Klinës. Indeksonline mëson se 76 vjeçari është gjetur afër lumit Klina.

I moshuari nga Klina ishte zhdukur dy ditë më parë, ndërsa s’e kishte marrë me vete kuletën as telefonin.

Nga kamerat e sigurisë për herë të fundit ai është parë në fshatin Grabanicë, ndërsa sot është gjetur i vdekur.

Komento: