
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se sot, në orët e hershme të mëngjesit, nuk ka asnjë kolonë në asnjë nga pikat kufitare.
Sipas kësaj qendre e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pritjet në të gjithë pikëkalimet kufitare të Kosovës si në hyrje, ashtu edhe në dalje, janë 3 deri në 10 minuta.
Pikat kufitare paksa më të ngarkuara, si në hyrje të Kosovës ashtu edhe në dalje janë ato: te Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Merdarë, ku udhëtarët presin deri ne 10 minuta.