Bedri Hamza uron qytetarët për Vitin e Ri: Besoj te një e ardhme më e mirë për secilin

18:56 | 31 Dhjetor 2025
Bedri Hamza uron qytetarët për Vitin e Ri: Besoj te një e ardhme më e mirë për secilin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri. Ai tha se Kosova e ka të ardhmen përpara dhe pavarësisht sfidave, siç tha, do ta ndërtojmë së bashku, me punë të ndershme dhe me besim te njëri-tjetri.

“Qytetarë të dashur, Po hyjmë në Vitin e Ri me shpresën se do të jetë një fillim i ri për Kosovën. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Kosova e ka të ardhmen përpara dhe pavarësisht sfidave, ne do ta ndërtojmë së bashku, me punë të ndershme dhe me besim te njëri-tjetri”.

“Unë besoj te qytetarët tanë. Besoj te Kosova. Besoj te një e ardhme më e mirë për secilin. Ju uroj shëndet, paqe dhe shumë gëzime në familjet tuaja! Gëzuar Vitin e Ri 2026! Përzemërsisht, Bedri Hamza”, ka shkruar ai

Komento: