“Mediat serbe po bëjnë presion të madh psikologjik te lojtarët kosovarë”

17:56 | 07 June 2019

Kosova sonte do të ballafaqohet me Përfaqësuesen e Malit të Zi.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka komentuar ndeshjen për eliminatore të Euro 2020, Mali i Zi-Kosova, ku ka thënë se shkrimet në mediat serbe po dëshirojnë që të bëjnë presion Kosovës në ndeshje duke përhapur lajme të rrena

Bylbyl Sokoli, në emisionin Frontal e ka komentuar ndeshjen në mes të Malit të Zi dhe Kosovës dhe se lajmet se disa lojtarë serb nuk do të luajnë është lajm i rremë.

“Ata po dëshirojnë që të gjuajnë topin të Kosova duke bërë kështu presion para ndeshjes. Por, besoj që Challandes nuk do ta merr parasysh këtë karrem dhe këto lajme spekuluese”, ka thënë ai.

Sokoli ka thënë se nëse e shikojnë ranglistën e Kombëtarëve, atëherë normalisht që favorizohet Mali i Zi, por nëse e shohim anën tjetër, atë të cilësisë atëherë është Kosova favorite për këtë ndeshje.

Po ashtu, trajneri ka thënë se ai beson në lojtarët cilësorë të Kosovës si Rashica, Zeneli, Hadërgjonaj dhe të tjerë të cilët mund ta bëjnë dallimin në këtë ndeshjes.

Ai ka thënë se edhe mungesa e dy lojtarëve të Malit të Zi, si Jovetic dhe Savic do të ndihet tek kjo Kombëtare.

Sokoli thotë se pret që Mali i Zi të mbrohet në fillim të ndeshjes, por edhe Kosova do të këtë të njëjtën taktike dhe do të ruajë disa asete për në pjesën e dytë varësisht nga rrjedha e ndeshjes.

Komento: