
Adelina Tahiri ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit, duke e nisur vitin 2026 në mënyrë spektakolare.
Këngëtarja ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me një pamje tejet glamuroze, e veshur me një fustan elegant me shpinë të hapur, që vë në pah linjat dhe stilin e saj, shkruan Indeksonline.
Me mbishkrimin “2026 — let’s begin ✨”, Adelina ka lënë të kuptohet se viti i ri vjen me energji pozitive dhe ndoshta edhe me risi në jetën e saj personale apo profesionale.
Pamja e saj luksoze dhe paraqitja plot vetëbesim kanë marrë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, duke grumbulluar komente dhe pëlqime në një kohë të shkurtër.

