Ibo ribashkohet me ishin pas 25 vitesh, ai shpërthen në lot

18:47 | 02 Janar 2026

Ajo që dukej e pamundur për më shumë se dy dekada, ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Ibrahim Tatlıses dhe ish-partnerja e tij e famshme, balerina Asena, janë bërë bashkë në skenën e “İbo Show” pas plot 25 vitesh.

Në puntatën speciale të Vitit të Ri, e cila theu rekordet e shikueshmërisë në Turqi, Asena u shfaq si surprizë në studio, duke lënë pa fjalë jo vetëm publikun, por edhe vetë “Perandorin”.

Takimi i tyre nuk kaloi pa emocione të forta. Në momentin që Asena performoi dhe u afrua pranë tij, Ibrahim Tatlıses nuk ka mundur t’i mbajë lotët. Ky reagim konfirmoi se pavarësisht ndarjes së bujshme dhe tensioneve të dikurshme, historia e tyre mbetet një nga më të ndjerat në showbizin turk.

Dyshja ka pasur një romancë të gjatë gjatë viteve ’90, e cila përfundoi në mënyrë dramatike në fillim të viteve 2000. Që prej atëherë, ata nuk ishin parë asnjëherë bashkë dhe marrëdhënia e tyre ishte konsideruar e mbyllur përgjithmonë.

Përveç Asenës, të ftuar në këtë mbrëmje gala ishin edhe diva Bülent Ersoy, Yıldız Tilbe dhe Cengiz Kurtoğlu, por vëmendjen kryesore e rrëmbeu pa dyshim paqja e vendosur mes Ibo-s dhe Asenës. /Prive

Komento: