Raportohet i zhdukur një i mitur në Gjilan

09:26 | 04 Janar 2026
Raportohet i zhdukur një i mitur në Gjilan

Një i mitur është raportuar i zhdukur në Gjilan.

Sipas Policisë, babai ka njoftuar se djali i tij i mitur është larguar nga shtëpia dhe se aktualisht nuk dihet vendndodhja e tij. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe se po ndërmerren veprimet e nevojshme për gjetjen e të miturit.

“Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 02.01.2026-14:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i tij i mitur mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Komento: