“Marca” shfaq tutat e ngjashme të Muriqit e Maduros

19:17 | 04 Janar 2026

Ka bërë bujë fotografia në të cilën presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, shihet në veshje sportive “Nike” dhe me një shishe uji në duar.

Fotografia u publikua pas arrestimit të Maduros nga forcat amerikane.

Tutat e tij janë komentuar shumë.

Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë një krahasim duke publikuar fotografinë e Maduros dhe atë të sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, me tuta të klubit Mallorca para ndeshjes ndaj Gironas.

Në postim shkruan: “Tutat që po bëjnë xhiron e botës… edhe në La Liga”.

Komento: