E pranojnë mediart malazeze : Politika fitoi mbi futbollin

20:22 | 07 Qershor 2019

Mali i Zi sonte do të paraqitet kundër Kosovës pa disa nga lojtarët kryesorë duke përfshirë edhe trajnerin.

Mediat e Malit të Zi se kanë marrë fare mirë bojkotimin e trajnerit Tumbakovic dhe dy lojtarëve të Crvena Zvezdës, Mirka Iicanic dhe Filip Stokovic

Shumë dramë për asgjë – politika fitoi kundër futbollit, por ne do të luajmë. Kështu ishte njëri ndër titujt e të përditshmës më të madhe të gazetave në Mal të Zi, Vijesti.

Mali i Zi do të jetë pa trajnerin Ljubiše Tumbakovića, i cili nga ndikimi politik dhe presioni i Beogradit nuk do të paraqitet kundër Kosovës, ashtu sikurse edhe dy lojtarët krucial, lojtarët e Crvena Zvezdës, Mikra Ivanic dhe Filipa Stojkovic.

Kjo do ta dobëson edhe më shumë Kombëtaren eMalit të Zi-pasi që atyre ju mungon Savic, Jovetic dhe Vukcevic. Tani Mali i Zi do të jetë edhe pa dy futbollistë dhe pa trajner në ndeshjen e sotme kundër Kosovës në Goricom.

Komento: