
Një furgon është përfshirë nga zjarri sot në autostradën ‘Ibrahim Rugova’
Lajmi eshte konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 17:05, jemi njoftuar se në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në zonën e Malishevës, një automjet (furgon) me targa vendore ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar. Lidhur me rastin, jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”.