Vrasje në tentativë në Podujevë, dy persona të lënduar nga të shtënat me armë zjarri, arrestohen dy të dyshuar

22:56 | 04 Janar 2026
Vrasje në tentativë në Podujevë, dy persona të lënduar nga të shtënat me armë zjarri, arrestohen dy të dyshuar

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se rreth orës 20:30 policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë.

Ajo shtoi se njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, “nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar”.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti, informoi Ahmeti.

Komento: