Përfundon seanca, Maduro dhe gruaja e tij largohen nga gjykata

19:26 | 05 Janar 2026
Përfundon seanca, Maduro dhe gruaja e tij largohen nga gjykata

Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores kanë lënë sallën e gjyqit pas seancës dëgjimore, e cila zgjati rreth 30 minuta.

Kujtojmë se të dy deklaruan të pafajshëm gjatë proceduravr.

Gjykatësi u tha atyre se do t’i marrë në pyetje herën tjetër në orën 11:00 më 17 mars.

Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, po paraqiten për herë të parë në gjykatën federale për t’u përballur me akuzat për narkoterrorizëm.

Në fjalët e tij të para publike që kur u soll në ShBA, Maduro i thotë gjykatës se është presidenti i Venezuelës dhe se u kap nga shtëpia e tij në Karakas.

“Nuk jam fajtor, jam një njeri i mirë, jam ende president i vendit tim”, vazhdon ai, përpara se të ulet përsëri, shkruan Skynews,

Komento: