Shokohet Higuain, ky trajner i madh nuk e do atë në skuadër

20:26 | 21 December 2018

Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri ka hedhur poshtë raportet se ai po kërkon të nënshkruajë në janar sulmuesin e Milanit, Gonzalo Higuain përcjell ORAinfo.

Blutë kishte qenë i interesuar në sulmuesin argjentinas gjatë afatit kalimtar të verës , por një transferim nuk ndodhi pasi që Higuain u bashkua me Milan në një kredi sezonale të gjatë nga Juventus.

Për momentin, Higuain nuk po kalon momente të mira te rossonerët. Tifozët po e akuzojnë atë për mos efikasitet në shënimin e golave.

Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodh me fatin e argjentinasit i cili i ka kaluar të 30-tat./ORAinfo/

Komento: