
Kombëtarja e Ukrahinës ka shkëlqyer në duelin e sotëm kundër Serbisë.
Kombëtarja ukrainase ka arritur një fitore të madhe kundër kombëtares serbe. Ukrainasit mposhtën 5:0 skaudrën serbe. Ky rezultat ka zhgënjyer shumë kombëtaren serbe.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje, ka përfunduar me rezultat 2:0 për vendasit. Të dyja golat e pjesës së parë janë shënuar nga lojtari ukrainas, Viktor Tsiganokov.
Gola e parë e ndeshjes u shënua në minutën e 26, ndërsa dy minuta më vonë erdhi edhe gola e dytë, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa që në fillim të pjesës së dytë, pak sekonda pas fishkëllimës së gjyqtarit, që tregoi fillimin e pjesës, u shënua edhe gola e tretë. Kësaj radhe ishte lojtari Yevheniy Konoplyanka, i cili shënoi për 3:0.
Ndërsa në minutën e 59 për Ukrainën, shënoi Roman Yaremchuk i cili vendit të tij i dha epërsi për katër gola. E më pas në minutën e 75, Konoplyanka shënoi golin e pestë.
Ndërsa në fillim të kësaj ndeshje, tifozët ukrainas, kishin brohoritur “K*urvat e Rusisë” gjatë intonimit të himnit serb.
Ky rezultat ende nuk është përfundimtar, për shkak se ndeshja është duke vazhduar.