Kosova nuk arriti më shumë se një barazim ndaj malazezëve, ja çfarë deklaron Veseli

23:24 | 07 Qershor 2019

Duket se edhe politikanët kosovarë janë adhurues të futbollit.

E pafat ishte sonte Kosova në përballjen e saj me Malin e Zi.

Ndonëse ishte e para që shënoi në Podgoricë, malazezët në pjesën e dytë e barazuan rezultatin, për të përfunduar loja 1 me 1, përcjellë Indeksonline

Se Kosova ka merituar tre pikë, e thotë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai përmes një postimi në Facebook,iu ka uruar futbollistëve më shumë fat të hënën, në ballafaqimin e përfaqësueses kosovare me atë bullgare

“Merituam tri pikë. Megjithatë, një tjetër pikë në rrugëtimin e Kosovës tonë për në Kampionatin Europian. Më shumë fat të hënën! Gjithmonë me ju!”, ka shkruar Veseli.

Komento: