A është dakord Starmer me Trump për të goditur udhëheqësit e Iranit nëse vrasin protestuesit, përgjigjet Downing Street

14:56 | 09 Janar 2026
A është dakord Starmer me Trump për të goditur udhëheqësit e Iranit nëse vrasin protestuesit, përgjigjet Downing Street

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka bërë thirrje autoriteteve iraniane të “tregojnë vetëpërmbajtje” dhe tha se i mbështet “ata që ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore”.

“Autoritetet iraniane duhet të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë liritë themelore, përfshirë lirinë e shprehjes, të tubimit dhe qasjes në informacion”, thotë zëdhënësi zyrtar i kryeministrit britanik, shkruan BBC.

Duke u pyetur nëse Starmer është dakord me kërcënimin e Presidentit amerikan Donald Trump për të “goditur” udhëheqësit iranianë “shumë rëndë” nëse vrasin protestues, zëdhënësi thotë se “fokusi i qeverisë britanike është mbështetja e atyre që ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore.”

Komento: