Leonora Jakupi eskalon ndaj Albës: Kush je ti me e shitë moralisten aty?

23:21 | 09 Janar 2026

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, debatet nuk kanë të ndalur, ndërsa së fundmi një përplasje e fortë ka ndodhur mes opinionsites Leonora Jakupi dhe banores Alba Pollozhani.

Teksa po diskutohej një situatë ku Alba kishte cilësuar si të pamoralshme faktin që Hygerta dhe Ludo Lee kishin ndarë të njëjtin shtrat, Leonora reagoi ashpër, duke u shprehur kategorikisht kundër këtij qëndrimi.

“Çka është kjo tendencë që sa herë e shihni një vajzë afër një djali e quani të pamoralshme? Pse po e shet moralisten, Alba? Kush je ti me e shitë moralisten aty?”, u shpreh Leonora, duke ngritur tonin gjatë diskutimit.

Më tej, Leonora e kritikoi Albën edhe për mënyrën se si ajo e përkufizon veten si feministe, duke theksuar se sipas saj, Alba shmang përballjen me meshkujt dhe i drejtohet vetëm vajzave.

Sipas Leonorës, një qëndrim i tillë bie ndesh me parimet e vërteta të feminizmit dhe përfaqëson një standard të dyfishtë brenda shtëpisë. Reagimi i saj ka nxitur diskutime të shumta edhe jashtë shtëpisë, duke marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Komento: