
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka përditësuar të dhënat, lidhur me situatën aktuale në nivel vendi, pas vërshimeve nga reshjet e shiut dhe të borës.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se situata e vërshimeve paraqitet e menaxhueshme, por me vështirësi të theksuara në disa rajone, për shkak të reshjeve të shiut dhe borës.
Teksa rajoni i Prishtinës është karakterizuara me vërshime të lokalizuara dhe depërtime uji, ai i Mitrovicës ishte më i qetë.
Në rajonin e Prizrenit ka pasur rrugë dhe ura të vërshuara, shëmbje dheu dhe intervenime teknike, teksa në Pejë pati bllokim kanalizimesh dhe rrezik vërshimi.
Në rajonin e Gjakovës, sipas AME-së, gjendja është stabile dhe në rajon të Gjilanit u lokalizuan vërshimet.