Ndodh edhe kjo, gruaja e Haki Rugovës paguhet vetëm 25 euro në muaj!

09:48 | 08 Qershor 2019

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë publikimin e pasurisë për zyrtarët e lartë në vend.

Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion. Në bazë të deklarimit të pasurisë, gruaja e tij merr vetëm 25 euro në muaj.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Rugova ka deklaruar se të hyrat vjetore të gruas së tij sillen rreth 300 euro.

Me një përllogaritje të thjeshtë i bie që zonja e parë e komunës së Istogut, në muaj për punën që e bën në “Macon” paguhet vetëm 25 euro.

Në pronësi, Rugova ka një banesë 140 metra katrorë në vlerë 70 mijë eurosh, një truall në vlerë 24 mijë euro dhe një veturë 5 mijë euro.

Kurse, siç ka deklaruar nga shitja e patundshmërisë-pronë e përbashkët, Rugova në kursime në bankë ka 40 mijë euro.

Komento: