Haradinaj: Trimëria dhe bujaria e hasjanëve nuk do të harrohet asnjëherë

10:14 | 08 Qershor 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar të gjithë dëshmorët e rënë të trevës së Hasit duke thënë se trimëria dhe bujaria e hasjanëve nuk do të harrohet asnjëherë.

Haradinaj deklaroi se Hasi i ndarë përmes kufirit të vendosur padrejtësisht, u bashkua gjatë luftës çlirimtare.

“Hasi për dekada me radhë ishte ndarë me kufirin e vendosur padrejtësisht, por u bashkua gjatë Luftës Çlirimtare. Duke nderuar sot Heronjtë e Dëshmorët e “Brigadës 126” të Hasit, ne nderojmë kontributin e këtij rajoni në logjistikën e UÇK-së dhe strehimin e popullatës së zhvendosur. Trimëria dhe bujaria e hasjanëve nuk do të harrohet asnjëherë!”, shkroi Haradinaj.

Komento: