
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se ka hapur procesin e pranimit të kërkesave për vlerësim të dëmeve për familjet që janë prekur nga vërshimet e fundit.
Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme materiale ftohen që të dorëzojnë kërkesat e tyre në arkivin e komunës, duke specifikuar llojin e dëmit të pësuar. Dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijnë kërkesën me shkrim, kopjen e letërnjoftimit, foto-dëshmi të dëmeve të shkaktuara si dhe numrin e telefonit për kontakt.
Komuna ka bërë të ditur se afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është data 23 janar 2026. Pas përfundimit të afatit, komisioni përkatës do të bëjë vlerësimin e të gjitha rasteve të paraqitura. Nga Komuna e Gjakovës u bëhet thirrje qytetarëve të prekur që t’i përmbahen afatit të përcaktuar, në mënyrë që procesi i vlerësimit të zhvillohet në kohë dhe në mënyrë sa më efikase. /Telegrafi/