Dalin pamjet e reja nga ftesat dhe salla e dasmës së Bleros, ja dekori që çifti zgjodhën për ditën e madhe të tyre

22:40 | 12 Janar 2026

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, po i jep fund beqarisë sonte, duke kurorëzuar dashurinë e tij me Eronitën në një ceremoni martesore që pritet të jetë mjaft e veçantë.

Çifti ka zgjedhur që këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre ta festojë në një nga restorantet më të njohura për organizimin e dasmave, ambient i cili është përgatitur me kujdes për të pritur familjarët, miqtë e afërt dhe shoqërinë e tyre.

Atmosfera pritet të jetë festive dhe elegante, ndërsa çdo detaj duket se është menduar për ta bërë këtë mbrëmje të paharrueshme për çiftin dhe të ftuarit.

Sipas raportimit të Prive të Klan Kosovës, ceremonia do të zhvillohet në një rreth të përzgjedhur njerëzish, duke ruajtur një frymë intime, por njëkohësisht madhështore.

Pamjet e publikuara nga ambienti tregojnë një dekorim të kuruar me finesë, ku mbizotëron eleganca dhe ngrohtësia, elemente që reflektojnë edhe stilin e vetë çiftit.

Dasma pritet të shoqërohet me muzikë, momente emocionale dhe festë deri në orët e vona, duke shënuar kështu një kapitull të ri në jetën personale të Bleros.

Ky event ka ngjallur interes të madh edhe tek publiku dhe ndjekësit e këngëtarit, të cilët kanë ndjekur prej kohësh jetën e tij artistike dhe personale.

Martesa e Bleros dhe Eronitës konsiderohet si një nga ngjarjet më të përfolura të showbiz-it shqiptar së fundmi, ndërsa mbetet për t’u parë nëse çifti do të ndajë më vonë edhe momente nga kjo mbrëmje e veçantë me publikun./ORAinfo/

Komento: