Alba futet në tualet pas gjendjes së rënduar emocionale, Limi i rri tek dera

00:16 | 13 Janar 2026

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti kanë folur për raportin e tyre në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 4.

Banori u shpreh se historia e tyre është mbyllur pas reality shout ku u njohën, pas Ferma VIP 2.

Banorja nga ana tjetër refuzoi të fliste për këtë duke i lënë çdo gjë në dorë Limit e duke u pajtuar me të.

Ajo shpërtheu në lot pas deklaratave që bëri ai dhe u mbyll në tualet.

I njëjti i shkoi te dera dhe i kërkoi që të qetësohej pas gjithë asaj që ndodhi.

Alba duket se nuk e pranon një gjë të tillë dhe për këtë veproi në këtë mënyrë.

Limi mes tjerash tha se e respekton por që nuk ka ndjenja për të.

Komento: