
Gjatë ditës së sotme parashihet mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të shënojnë vlera nga 1 deri në 5 gradë.
“Të mërkurën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga -5 deri në -2 ndërkaq maksimalet 1-5 gradë celsius”, thuhet në njoftim.