
Një burrë raportohet se është zhdukur në rrugën “Gjin Muzaka” në Prizren që nga 28 dhjetori i vitit të kaluar.
Sipas informacioneve të Policisë në Prizren, viktima është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e tij, transmeton Klankosova.tv.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vend ndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.