Lore eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5

10:02 | 14 Janar 2026

Këngëtarja e njohur shqiptare, Lore, është eliminuar nga Big Brother VIP Albania 5.

Mes Kristit, Gretës, Keijsit dhe Angelos, ishte ajo që i dha fund këtij rrugëtimi pothuajse pas një muaji.

Artistja ka qenë më e qetë sa i përket lojës dhe situatave që janë zhvilluar brenda.

Në shtëpi tashmë dita-ditës gara veçse po bëhet më e ashpër dhe po vazhdojnë debatet e polemikat.

Ky edicion gjithashtu ka mbledhur personazhe të profileve të ndryshme dhe mjaft interesante.

Për të shtunën ndërkaq janë katër banorë në nominim: Angelo, Greta, Iliri dhe Keijsi.

Mbetet për t’u parë se çfarë do ketë në vazhdim nga këta konkurrentë.

Komento: