
Rasti 1
Hetuesit e DHTN-së pas një pune operativo-hetimore në teren në lidhje me rastin e koduar “Pinku” më datë 14 janar rreth orës 15:20 në rrugën ”Xhemajl Mustafa“ Fushë Kosovë, kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin i cili ishe me veturën e tij ku është ndaluar dhe arrestuar ne flagrancë duke bërë shitblerje të substancave narkotike të dyshuarit tjetër, transmeton Klankosova.tv.
Gjate kontrollit të personit të parë janë gjetur dy qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 2 gramë, ndërsa gjate kontrollit të dyshuarit të dytë dhe veturës së tij janë gjetur nëntë qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë e bardhë e dyshuar substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 4.9 gramë, tetë qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 12.7 gramë, para te gatshme në vlerë 475 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, si dhe dy telefona celular.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe në konsultim me te është kryer bastisje ne shtëpinë e të dyshuarit të parë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:
-Një armë e shkurtër;
-Një sasi e pluhurit të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit Kokainë me peshë 15.8 gramë;
-79 – copa tableta të dyshuara për narkotik të llojit ekstazi me peshë 37.7 gramë;
-Një sasi e narkotikut te dyshuar te llojit kokaine ngjyre e kuqe me peshe 2.6 gramë;
-Një sasi e narkotikut te dyshuar te llojit mariuhanë me peshë 322.9 gramë; dhe
-Dy peshore digjitale qe shërbejnë për matje në sasi te vogla.
Rasti 2
Në po të njëjtën ditë, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN), përkatësisht Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ne Prishtinë ka realizuar operacionin e koduar “Dora e Kapur”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Imzot Nikprelaj”, është kapur në flagrancë i dyshuari të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë doza të lëndës narkotike të llojit heroinë, me peshë totale katër gramë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar rreth nëntë gramë hashash (çokollatë) dhe 18 gramë marihuanë.
Në vijim, është bastisur banesa e të dyshuarit të parë , ku janë gjetur dhe sekuestruar :
-Substancë narkotike e dyshuar për Heroinë (52 paketime me peshë totale 14 gramë);
-Një pushkë gjuetie me 9 fishekë;
-Para te gatshme rreth 25,160 (njëzet e pesë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro;
-Një veturë;
-Një peshore;
-Dy telefona mobil si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me veprën penale.