
Juventusi i vë syrin sulmuesit të Crystal Palace
Sky Sport Italia pretendon se Juventusi ka kontaktuar Crystal Palace për Jean-Philippe Mateta, por oferta e tyre prej 35 milionë eurosh nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme.
Interesi për lojtarin u përmend nga eksperti i afatit kalimtar, Gianluca Di Marzio, i cili sugjeron se sulmuesi qendror mund të ndihmojë në forcimin e alternativave në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti në periudhën kur Dusan Vlahovic është i lënduar..
Raporti i tij thekson se Crystal Palace kërkon 30-35 milionë euro për Mateta, por kjo është një këndvështrim shumë i ndryshëm krahasuar me mediat britanike.

Ato e vendosin çmimin e kërkuar më afër 55-60 milionë eurove, shifër që do të ishte shumë mbi buxhetin e Juventusit për një transferim në janar, veçanërisht duke qenë se Manchester United besohet se është gjithashtu i interesuar.
Mateta është 28 vjeç dhe kontrata e tij me Palace zgjat vetëm deri në qershor 2027, çka është arsyeja pse vlera e tij mund të jetë ulur ndjeshëm nga nivelet e mëparshme.
Ai mbërriti për herë të parë në Londër nga Mainz në janar 2021 në formë huazimi, duke e përfunduar transferimin një vit më vonë për një shumë totale rreth 14.5 milionë euro.
Reprezentuesi francez ka shënuar 10 gola këtë sezon në 32 paraqitje zyrtare për Crystal Palace, si dhe ka dhënë dy asistime.