“Unë jam penicilinë për të!” – Edi “shpërthen” ndaj Limit: Mos fluturo shumë lart…

21:41 | 15 Janar 2026

Hyrja e Lim Hotit në “Big Brother VIP Kosova” ka trazuar ujërat, duke e kthyer atë menjëherë në protagonistin kryesor të shtëpisë.

Pas hyrjes si ish-i i Albës dhe afrimit të papritur me Dolcen, reagimet nga jashtë nuk kanë munguar.

I fundit që ka folur me tone të ashpra është ish-banori Eduard Kuçi, i cili nuk i ka kursyer ironitë dhe “kërcënimet” televizive ndaj Limit.

Në një intervistë për emisionin “Canape” në T7, Edi u pyet për lojën e banorit të ri.

Edhe pse tha se nuk e njeh personalisht, ai e cilësoi Limin si një person që “fluturon” dhe që ka nevojë për një “mjekim” që vetëm ai mund t’ia jepte.

“Unë Limin si Lim nuk e njoh… Por loja e tij që po bën, hallall i qoftë. Unë e di çfarë loje po bën. Por nëse unë do të isha brenda, bash këta ‘pacientë’ kisha pasur qejf t’i kisha. Unë jam ilaç për të: paracet, aspirinë apo morfinë, çfarë të duash! Isha bërë penicilinë për të,” deklaroi Edi.

Komento: