Gjendet trupi i pajetë i 18 vjeçarit kosovar në Gjermani që ra në liqen para 5 ditësh

15:26 | 08 Qershor 2019

Ra në liqen para 5 ditësh, gjendet trupi i pajetë i 18 vjeçarit kosovar në Gjermani.

Para 5 ditësh në Gjermani një i ri nga Kosova ka rënë në ujë duke luajtur futboll.

Argjend Çitaku nga fshati Çitak i komunës së Skenderajit, para pesë ditësh duke luajtur futboll, pasi topi i kishte rënë në ujë, kishte kërcyer për ta kapur dhe nga ai moment ka qenë i zhdukur.

Ndërkohë që dje është gjetur trupi i pajetë i tij.

Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e fshatit Çitak.

Komento: