Pejë: KFOR-i i dekoron me medalje ushtarët që treguan profesionializëm të lartë

18:26 | 16 Janar 2026
Pejë: KFOR-i i dekoron me medalje ushtarët që treguan profesionializëm të lartë

Komandanti i Komandës Rajonale-Perëndim të KFOR-it, kolonel Lorenzo Mangia, kryesoi paradën e medaljeve për kontingjentin shumëkombësh.

Ceremonia u mbajt në kampin “Villaggio Italia”, në Pejë.

Gjatë ceremonisë, anëtarëve të kontingjentit shumëkombësh iu dha medalja e NATO-s, për njohje të profesionalizmit, përkushtimit dhe shërbimit të tyre të shquar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

“Kolonel Mangia shprehu vlerësimin e tij për personelin e nderuar për kontributin e tyre të rëndësishëm në përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Komento: