
Në 17 janarin e 44 vjetëve më parë, u vranë veprimtarët vëllezër, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka.
Atentati ndaj tyre kishte ngjarë në Gjermani, më saktësisht në Untergruppenbach, ku drejt tyre ishte shtënë 12 herë.
Sipas policisë gjermane, Jusuf Gërvalla, kishte qenë i vetëdijshëm deri në momentet e fundit, duke përmendur UDB-në si autore të autentatit.
Të tre ishin zëra të fuqishëm të kauzës shqiptare për liri dhe pavarësi nga regjimi i atëhershëm jugosllav.