
Garda Kombëtare e Iowas ka njoftuar për pritjen që i kanë bërë gjeneralit të FSK-së, Bashkim Jashari dhe rreshterit Bedri Zuka.
Në këtë njoftim, Garda e Iowas ka bërë të ditur se gjatë gjithë javës, drejtuesit e FSK-së kanë pasur mundësinë të marrin informacione për aftësitë e Gardës amerikane.
Gjithashtu drejtuesit e FSK-së kanë parë nga afër trajnimet në kampin Dodge.
Garda e Iowas thotë se kjo ndikon në përforcimin e mëtejshëm shtetëror në mes të Kosovës dhe Iowas.