
Procesi i rinumërimit të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka sjellë ndryshime të dukshme të votat e kandidatëve për deputetë.
Dallime të dukshme janë vërejtur tek votat e disa kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas të dhënave aktuale të KQZ-së, kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi rezulton me 4,006 vota më pak pas rinumërimit, ndërsa pas tij Nait Hasani është me minus -2,204 vota. Kujtim Gashi ka po ashtu humbje të madhe të votave, me 1,551 vota më pak, ndërsa Arianit Çollaku është me -1,393 vota.