Nëna e kësaj këngëtareje të famshme, shoqja e ngushtë e Atifete Jahjagës

23:26 | 17 Janar 2026
Nëna e kësaj këngëtareje të famshme, shoqja e ngushtë e Atifete Jahjagës

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është e njohur për rrethin e saj të gjerë shoqëror dhe lidhjet e mira me figura publike. Mes tyre bën pjesë edhe nëna e këngëtares me famë botërore, Rita Ora.

Jahjaga ka ndarë një fotografi të përbashkët me Vera Orën, të cilën e ka uruar për ditëlindje përmes rrjeteve sociale.

Në urim, ajo e ka cilësuar Verën si “të mrekullueshme”, duke treguar respektin dhe afërsinë mes tyre, shmruan “Kosovarja”.

Miqësia mes Atifete Jahjagës dhe nënës së Rita Orës është dëshmi e raporteve të ndërtuara ndër vite, larg vëmendjes së mediave, por që herë pas here bëhen publike përmes momenteve të veçanta si ky.

Komento: