Benita: Endri është magnet për femra- Atë që ia jepi unë, askush nuk ia jep

04:26 | 18 Janar 2026
Benita: Endri është magnet për femra- Atë që ia jepi unë, askush nuk ia jep

Benita është përplasur ashpër me banorët e Big Brother VIP Kosova 4, pas reagimeve dhe qeshjeve të tyre gjatë takimit të saj emocional me Endrin.

E revoltuar, ajo u drejtua drejtpërdrejt banorëve duke i kritikuar për mungesë respekti.

Më tej, ajo foli hapur për lidhjen dhe ndjenjat e saj ndaj Endrit, duke theksuar se dashuria e tyre nuk ka lidhje me pamjen apo statusin material.

“Kushdo që ka kesh, marre ju koftë. Endri kur u kanë në skenë, ju jeni kanë flejt. Jam lidh me të si një Benitë fëmijë, mu Endri më ka dashtë edhe më don për zemrën që e kam. Nuk ja kqyri atij gjatësinë, a bukurinë, pasurinë, kerrin, e du si person edhe zëmrën. E ju nëse keshni, marre. Ai është magnet për femra”, tha Benita.

Komento: