
“Eriku ka pak temperament të vështirë, është shumë gjaknxehtë dhe i merr gjërat…”
ashkëshortja e Erik Lloshit ka qenë sot e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka sqaruar njëherë e mirë nëse është ndarë nga banori i “Big Brother VIP 5” apo jo.
Romina u shpreh se nuk ka ndarje, por e mbështet këngëtarin e njohur në rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Bashkëshortja e Erikut tregoi arsyet se pse ajo nuk dëshironte që bashkëshorti i saj të hynte në “Big Brother VIP 5”. Sipas saj, ai ka temperament të vështirë si dhe i merr gjërat shumë afër zemrës.
“Eriku ka pak temperament të vështirë, është shumë gjaknxehtë dhe i merr gjërat shumë afër zemrës dhe i përjeton shumë. Kjo ka qenë një nga arsyet që nuk doja që ai të hynte në Big Brother. Loja në Big Brother është një lojë shumë e fortë psikologjike, ku njerëzit luajnë të gjitha kartat e mundshme, të familjes, të jetës personale dhe çdo gjë. Është një person që i merr gjërat shumë afër zemrës dhe shumë i drejtë. Nuk është ai agresiv që përpiqet ta përkufizojë në Big Brother”, tha bashkëshortja e banorit të BBVip 5.
Romina tha duke qeshur se punën e divorcit ja ka përmendur edhe para se ai të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por e ka bërë në formë presioni, por në të vërtetë e mbështet.
“Eriku ka marrë ftesë dhe më parë dhe i kam thënë kategorisht jo, këtë herë nuk më dëgjoi. I thashë do marr valixhet dhe do të iki në shtëpi. Tashmë e mbështes totalisht, padiskutim. Tek Eriku ka gjëra që më pëlqejnë dhe disa që nuk i përkrah”, tha Romina.
