Almeda publikon foton me të ëmbël të djalit, ja si e vë në gjumë

17:41 | 08 Qershor 2019

Ajo ka një muaj që mori epitetin e të qenurit nënë.

Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman në muajin maj janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti janë bërë prindër të një djali, të cilin e pagëzuar me emrin, Efehan, shkruan rtv21.tv

Që nga lindja e djalit çifti kanë qenë mjaft të rezervuar sa i përket publikimit të fotografive të vogëlushit. Kurse, 1 mujorin e lindjes së djalit Almeda e ka shënuar duke publikuar disa fotografi të ëmbla bashkë me Efehanin.

Komento: