Presidentja Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës

11:26 | 19 Janar 2026
presidentja-osmani:-kosova-qendron-ne-solidaritet-me-popullin-e-spanjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj për humbjen e të paktën 39 viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë.

“Shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën në një përplasje trenash në jug të Spanjës dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në aksidentin më të rëndë hekurudhor të vendit në më shumë se një dekadë, njoftoi Garda Civile e Spanjës.

Vagonët e një treni që po udhëtonte drejt Madridit dolën nga shinat dhe kaluan në binarët e kundërt, duke u përplasur me një tren që po vinte përballë në Adamuz, të dielën në mbrëmje.

Sipas rrjeteve hekurudhore, në të dy trenat ndodheshin rreth 400 pasagjerë dhe anëtarë të stafit. Shërbimet e emergjencës trajtuan 122 persona, ndërsa 48 prej tyre, përfshirë pesë fëmijë, ndodhen ende në spital. Nga këta, 11 të rritur dhe një fëmijë janë në gjendje intensive.

Komento: