
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana. Pllana deklaroi se po punojnë për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rast Vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësitii i hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim të plotë me prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, deklaroi Pllana.