Ministria konfirmon se rritja e pagës minimale në sektorin privat ka hyrë në fuqi, nga korriku do të jetë 500 euro

14:26 | 19 Janar 2026
ministria-konfirmon-se-rritja-e-pages-minimale-ne-sektorin-privat-ka-hyre-ne-fuqi,-nga-korriku-do-te-jete-500-euro

Ministria e Financave ka njoftuar se paga minimale në vend është rritur nga 350 euro bruto në 425 euro bruto, vendim i cili ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti, shkruan Gazeta 10. 

Sipas njoftimit zyrtar, zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në dy faza, me qëllim që punëdhënësit të kenë kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me ndryshimin në mënyrë graduale. Faza e dytë e rritjes do të nisë më 1 korrik, kur paga minimale do të arrijë në 500 euro bruto.

Ministria thekson se kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve dhe për përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës.

Po ashtu, institucionet përgjegjëse kanë bërë të ditur se do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të rregullt të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi./Gazeta10

Komento: