AUV për qumështin për foshnje Nestle: Është bllokuar, më pas do të fillojë me procesin e asgjësimit

16:26 | 19 Janar 2026
auv-per-qumeshtin-per-foshnje-nestle:-eshte-bllokuar,-me-pas-do-te-filloje-me-procesin-e-asgjesimit

Është bllokuar produkti i qumështit për fëmijët Nestle pas që është identifikuar prania e substancës Cereulide në formulën (qumështin) për foshnje, Nestlé – Nidina Optipro 1 (600g), lot 52860346BB, me origjinë nga Holanda, e importuar nga kompania Nestlé Nederland BV, në Republikën e Kosovës.

AUV njofton se do të fillojë me procesin e asgjësimit.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, bazuar në njoftimin e pranuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), me numër reference 2025.9962, është identifikuar prania e substancës Cereulide në formulën (qumështin) për foshnje, Nestlé – Nidina Optipro 1 (600g), lot 52860346BB, me origjinë nga Holanda, e importuar nga kompania Nestlé Nederland BV, në Republikën e Kosovës.

AUV njofton se, është duke bërë bllokimin e këtij produkti dhe më pas do të fillojë me procesin e asgjësimit, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, me qëllim të garantimit që konsumatorët në Republikën e Kosovës të kenë në dispozicion ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm.

Komento: