
NATO ka kufizuar aksesin e Shteteve të Bashkuara në informacionet e inteligjencës që lidhen me Grenlandën, nga frika se këto të dhëna mund të përfundojnë në duart e presidentit Donald Trump.
Sipas shqetësimeve brenda Aleancës, ekziston rreziku që informacionet të përdoren në të ardhmen për një përpjekje të mundshme për pushtimin ushtarak të këtij territori gjysmë-autonom danez.
Lajmi është raportuar nga e përditshmja britanike The i Paper, pjesë e grupit mediatik Daily Mail and General Trust, duke cituar burime të informuara. Sipas këtyre burimeve, përfaqësuesit e NATO-s nuk “komunikojnë më hapur” me homologët amerikanë për çështje që lidhen me Groenlandën.
Groenlanda ka një rëndësi të veçantë strategjike për shkak të pozicionit të saj gjeografik në Arktik, pasurive natyrore dhe rolit kyç në sistemet e mbrojtjes dhe vëzhgimit ushtarak. Donald Trump ka shprehur publikisht interes për blerjen e Groenlandës nga Danimarka, një ide që u refuzua kategorikisht nga Kopenhaga dhe autoritetet lokale, duke shkaktuar tensione diplomatike mes palëve.
Një burim i inteligjencës britanike, i cituar nga The i Paper, ka deklaruar gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar synon të “dyfishojë përpjekjet” dhe të forcojë partneritetin me vendet e Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes.
Kjo vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Londrës dhe Washingtonit ndodhen në nivelin më të ulët që nga vitet 1950, pas kërcënimeve të bëra nga Trump ndaj Danimarkës.