Ish-gardiani i burgut të Prishtinës deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për krime lufte

11:56 | 20 Janar 2026
ish-gardiani-i-burgut-te-prishtines-deklarohet-i-pafajshem-lidhur-me-akuzen-per-krime-lufte

I akuzuari Boban Toniq është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për krime lufte në cilësinë e gardianit në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit gjatë periudhës së luftës.

Fillimisht, u lexua aktakuza nga prokurori special, Atdhe Dema, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më pas, gjykatësi i rastit Rrahaman Beqiri njoftoi të akuzuarin me të drejtat që ka, e më pas Toniq u deklarua i pafajshëm.

Gjykatësi Beqiri njoftoi të akuzuarin dhe mbrjtësin e tij, avokatin Predrag Milokoviq se në afat prej 20 ditësh kanë të drejtë për kundërshtim të provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës.

Komento: