Labit i shprehin sërish ngushëllime banorët pas rikthimit në Big Brother

17:56 | 20 Janar 2026

Labinot Rexhës i është lejuar të marrë pjesë në varrim të gjyshit të tij në Rahovec.

Ai ishte i pranishëm në ceremoninë mortore me kamera duke u përcjell nga produksioni.

Të njëjtit nuk iu lejua që të fliste me familjarët dhe as me të pranishmit atje.

Pas kësaj, këngëtari u kthye në shtëpi dhe u prit nga banorët me duartrokitje.

Ata i shprehën sërish ngushëllime dhe e përqafuan me rikthimin në shtëpinë e famshme.

“Emocione të papërshkrueshme, faleminderit shumë”, tha ai.

Labi nga ana tjetër do të vazhdoj rrugëtimin në Big Brother me përkrahjen e familjes.

Komento: