E papritur/ Lorna kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother: Nuk mund të vijë dikush nga hiçi dhe…

08:52 | 21 Janar 2026
e-papritur/-lorna-kerkon-te-lere-shtepine-e-big-brother:-nuk-mund-te-vije-dikush-nga-hici-dhe…

Mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP u hap dhe një televotim i dytë, me një tjetër banor që do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjithsesi, Lorna kërkoi që të linte shtëpinë menjëherë, kjo pas hyrjes së Rogertit, i cili u fut me një mision, të hiqej si ish-i i Lornës.

“Të anulohet televotimi. Dal që tani. Vjen një nga person nga hiçi dhe thotë jam ish. Ishi im në Nju Jork ka emrin e dikujt këtu, por s’ka lidhje fare.

Unë kam një fytyrë që më duhet ta mbajë. Unë nuk iu bazojë të gjitha gjërat mbi gënjeshtra. Nuk mund të them unë kam qenë e dashura e dikujt këtu në shtëpi. Hiqe more maskën”, tha Lorna.

Komento: