Vrasja që tronditi Dragashin, dihet kush është i dyshuari

10:26 | 21 Janar 2026
vrasja-qe-tronditi-dragashin,-dihet-kush-eshte-i-dyshuari

Ferzidin Boza, rreth moshës 30-vjeçare, është i arrestuari për vrasjen e nënës së tij, T.B., në fshatin Restelicë të Dragashit të mërkurën në mëngjes.

I dyshuari është person me çrregullime mendore, sipas autoriteteve.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, ai dyshohet se e vrau nënën e tij 60-vjeçare “duke ushtruar dhunë fizike”.

Boza u arrestua mëngjesin e sotëm nga njësitet policore që iu lajmëruan një denoncimi për vrasje në shtëpinë e familjes.

Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës 60-vjeçare u dërgua për obduksion në Instutin e Mjekësisë Ligjore.

Komento: