Osmani: Presidenti Rugova e bëri bashkë gjithë popullin rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci

10:56 | 21 Janar 2026
osmani:-presidenti-rugova-e-beri-bashke-gjithe-popullin-rreth-kauzes-per-liri,-pavaresi-dhe-demokraci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vlerësuar lartë figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Pas homazheve për 20-vjetoirn e vdekjes së Rugovës, Osmani ka thënë se Rugova ishte arkitekti i pavarësisë së Kosovës.

“Sot është 20-vjetori i shkuarjes në amshim të atit themeltar të Republikës së Kosovës, arkitektit të pavarësi, njeriut që i dha gjithçka Republikës tonë dhe ndërtoi vizionin për të ecur përpara edhe brezat që do të vijnë pas nesh. Presidenti Rugova e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka thënë Osmani.

Komento: