Abdixhiku pas homazheve te varri i Rugovës: Mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

11:56 | 21 Janar 2026
abdixhiku-pas-homazheve-te-varri-i-rugoves:-mbetet-shqiptari-me-i-madh-i-te-gjitha-koherave

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku  ka folur pas homazheve te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në 20-vjetorin e vdekjes, Abdixhiku tha se Rugova mbete shqiptari më i madh i të gjitha kohërave.

“Ibrahim Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, dhe si i tillë na obligon edhe sot të sillemi me dinjitet, maturi dhe përkushtim për atdheun tonë”, deklaroi kreu i LDK-së.

Komento: